Want to create interactive content? It’s easy in Genially!

Get started free

Balzak – Komedia njerëzore

Mirela TAFILI

Created on March 31, 2025

Start designing with a free template

Discover more than 1500 professional designs like these:

Terrazzo Presentation

Visual Presentation

Relaxing Presentation

Modern Presentation

Colorful Presentation

Modular Structure Presentation

Chromatic Presentation

Transcript

Balzak – Komedia njerëzore

Shkrimtar francez i shekullit të 19-të
Përfaqësues i Realizmit
Përgatiti: Mirela TAFILI

Vepra e Balzakut plotëson dita-ditës historinë romaneske të Francës së viteve 1800-1850, periudhe që përkon me vetë jetën e Balzakut. Balzaku bëhet i pari shkrimtar i botës që shkruan një vepër e cila vendoset e gjitha në aktualitet. Këtë tipar thelbësor të veprës së tij kritikët e emërtuan realizëm, kurse çdo vepër të mbështetur në realitet e quajtën realiste.

Balzaku është i pari shkrimtar i kohës së re që vë në dukje se rritja e rolit të parasë në jetën shoqërore ka sjellë ndryshime rrënjësore në zakonet e në psikologjinë e njerëzve. Vendin e njeriut në shoqëri nuk e përcaktojnë më as prejardhja shoqërore, as aftësitë e vlerat individuale, por diçka që ndodhet jashtë njeriut e jashtë njerëzores, diçka që quhet Para.

Mes një morie njerëzish me karakteristika të përafërta, Balzaku zgjedh individin më përfaqësues dhe krijon me të tipin letrar, çka e shpreh me formulën:

“Krijoj tipa, duke bashkuar vetitë e shumë karaktereve të njëllojta”.

Metodës së tipizimit të personazheve Balzaku i bashkangjit dhe teorinë e pasionit mbizotërues. Duke iu nënshtruar pasionit mbizotërues, që është më i fortë se gjithçka në jetën e tyre, heronjtë balzakianë kthehen në maniakë të çuditshëm, që nuk kanë jetë jashtë pasionit të tyre.

Te Balzaku nuk gjen personazhe monotone, por individë në lëvizje të përhershme. Janë zakonisht personazhet dytësorë që sigurojnë dinamikën e brendshme të veprës, duke krijuar sfondin e nevojshëm ku ngrihen e bien kryeheronjtë.

Balzaku zotëron intuitën e pagabueshme për të kuptuar thelbin e realitetit të shfaqur dhe për ta modeluar atë sipas fantazisë së vet përmes forcës së imagjinatës dhe dhuntisë së trillimit artistik.

Lexuesit e epokës e vlerësonin Balzakun për stilin proliks : në veprën e tij ka përshkrime, hollësi dhe stërzgjatje që e bëjnë shkrimtarin mjeshtër të detajit.

Gjithashtu Balzaku shquhet edhe për mjeshtërinë e tij për t’i dhënë subjektit të veprës dramaticitet e për ta çuar atë në mënyrë të natyrshme drejt pikave kulmore.

Romanet marrin gjallëri dhe forcë të jashtëzakonshme prej monologjeve shpërthyese, karakteristikë kjo e personazheve që vuajnë nga pasioni mbizotërues.

Figuracioni i fuqishëm shoqërohet me gjykime përgjithësuese që marrin formën e sentencave morale.

Mos ngurroni të më shkruani

Për kurset onlineWhatsapp, Instagram Facebook