Vuajtja shpirtërore dhe fizike e njeriut, i cili kërkon në mënyrë të pashpresë, por me këmbëngulje, të mos jetë i shtypur, i poshtëruar, i nëpërkëmbur.
Fillo
Përgatiti : Mirela TAFILI
Vepra e Kafkës tregon aspiratën e njeriut për të jetuar në një botë më të sigurt, më humane, ku gjithkush i gjen një kuptim dhe një qëllim të lartë jetës.
Jeta e njeriut është një kurth i përbindshëm, të cilit njeriu nuk i shmanget dot dhe, sado të përpiqet, nuk mund t'i shpëtojë dot gllabërimit.
Te "Metamorfoza" shtjellohet tema e Vetmisë dhe e Mungesës së Rrugëdaljes në këtë botë të pandreqshme.
Rikrijimi artistik i mjediseve është statik, i ngurtësuar dhe luan rolin e sfondit të pandryshueshëm.
Përmes simbolikës, hiperbolës, gërshetimit të reales me fantastiken, përshkrimeve të stërzgjatura, befasisë artistike, antitezës, metaforës... Kafka përcjell nënshtrimin ndaj fatit, pasivitetin, tragjizmin e pashmangshëm.
Kafka mjaftohet me konstatimin dhe mbarështrimin objektiv të ndodhive. Nuk i pëlqejnë argumentimet, arsyetimet, silogjizmat logjike, nuk përligj atë që ndodh.
Heronjtë e Kafkës janë në pritje të pakuptimtë. Mendimet dhe veprimet e tyre janë të pashpresa, ata duken si të burgosur në jetën misterioze të fajësisë universale.
Ngjarjet dhe njerëzit vërtiten brenda një rrethi misterioz të pathyeshëm. Gjithçka jepet e paracaktuar, fati i personazheve dhe i ngjarjeve është i pashmangshëm, mungon perspektiva.
Metamorfoza simbolizon tjetërsimin personal të Gregorit si pasojë e : - efekteve të punës së tij - problemeve të shumta në familje - shkallës më të lartë të vetmisë, zhgënjimit dhe tjetërsimit njerëzor në kushtet e një shoqërie të ashpër dhe armiqësore.
Gregori e shikon profesionin e tij si diçka jo të rëndësishme (thuhet se është komisioner tregtie). Ai është pjesë e një shoqërie që i kushton më shumë vëmendje fitimit sesa njeriut.
Ju ftoj të më kontaktoni për kurse online, fleksible dhe të përshtatura sipas nivelit tuaj✨
Metamorfoza - Franc Kafka
Mirela TAFILI
Created on January 10, 2025
Start designing with a free template
Discover more than 1500 professional designs like these:
View
Math quiz
View
Math quiz mobile
View
Retro Bits Quiz
View
How much do you know quiz
View
Flash Challenge Quiz
View
Challenge: World History
View
Dunk the clown quiz
Explore all templates
Transcript
Metamorfoza - Franc Kafka
Vuajtja shpirtërore dhe fizike e njeriut, i cili kërkon në mënyrë të pashpresë, por me këmbëngulje, të mos jetë i shtypur, i poshtëruar, i nëpërkëmbur.
Fillo
Përgatiti : Mirela TAFILI
Vepra e Kafkës tregon aspiratën e njeriut për të jetuar në një botë më të sigurt, më humane, ku gjithkush i gjen një kuptim dhe një qëllim të lartë jetës.
Jeta e njeriut është një kurth i përbindshëm, të cilit njeriu nuk i shmanget dot dhe, sado të përpiqet, nuk mund t'i shpëtojë dot gllabërimit.
Te "Metamorfoza" shtjellohet tema e Vetmisë dhe e Mungesës së Rrugëdaljes në këtë botë të pandreqshme.
Rikrijimi artistik i mjediseve është statik, i ngurtësuar dhe luan rolin e sfondit të pandryshueshëm.
Përmes simbolikës, hiperbolës, gërshetimit të reales me fantastiken, përshkrimeve të stërzgjatura, befasisë artistike, antitezës, metaforës... Kafka përcjell nënshtrimin ndaj fatit, pasivitetin, tragjizmin e pashmangshëm.
Kafka mjaftohet me konstatimin dhe mbarështrimin objektiv të ndodhive. Nuk i pëlqejnë argumentimet, arsyetimet, silogjizmat logjike, nuk përligj atë që ndodh.
Heronjtë e Kafkës janë në pritje të pakuptimtë. Mendimet dhe veprimet e tyre janë të pashpresa, ata duken si të burgosur në jetën misterioze të fajësisë universale.
Ngjarjet dhe njerëzit vërtiten brenda një rrethi misterioz të pathyeshëm. Gjithçka jepet e paracaktuar, fati i personazheve dhe i ngjarjeve është i pashmangshëm, mungon perspektiva.
Metamorfoza simbolizon tjetërsimin personal të Gregorit si pasojë e : - efekteve të punës së tij - problemeve të shumta në familje - shkallës më të lartë të vetmisë, zhgënjimit dhe tjetërsimit njerëzor në kushtet e një shoqërie të ashpër dhe armiqësore.
Gregori e shikon profesionin e tij si diçka jo të rëndësishme (thuhet se është komisioner tregtie). Ai është pjesë e një shoqërie që i kushton më shumë vëmendje fitimit sesa njeriut.
Ju ftoj të më kontaktoni për kurse online, fleksible dhe të përshtatura sipas nivelit tuaj✨
Facebook
Instagram