Want to create interactive content? It’s easy in Genially!

Get started free

Figurat stilistike

Mirela TAFILI

Created on January 4, 2025

Start designing with a free template

Discover more than 1500 professional designs like these:

Smart Quiz

Essential Quiz

Practical Quiz

Akihabara Quiz

Pixel Challenge

Math Calculations

Piñata Challenge

Transcript

Figurat stilistike

Përgatiti: Mirela TAFILI

Krahasimi/similituda, personifikimi, antiteza, kontrasti, hiperbola, simboli, paralelizmi figurativ.

Metafora, metonimia,sinekdoka, litota, aliteracioni, eufemizmi, epiteti, alegoria, përsëritja, ironia, sarkazma .

Urime për përfundimin e kuizit! 🎉

Vargjet janë shkëputur nga poezitë e mrekullueshme të poetëve tanë Naim Frashëri, Lasgush Poradeci, De Rada, Migjeni, Cikli i Kreshnikëve, proza e Koliqit, si dhe e Viktor Hygo.

Metaforë

Metonimi

Sinekdokë

Paul Claudel.

Paul Valéry

Krahasimi është përqasja e dy frymorëve, dy objekteve, dy dukurive etj., duke u mbështetur në një element të përbashkët të tyre, me anë të fjalëve krahasuese: si, i ngjashëm me, i tillë si etj.

Similituda është një krahasim i zgjeruar, ku një situatë, objekt ose ide krahasohet me një tjetër në mënyrë të hollësishme, duke ndërtuar një analogji më të thellë dhe më të qëndrueshme.

Personifikimi i atribuon karakteristika njerëzore (gjeste, qëndrime, sjellje, pjesë të trupit) një kafshe, objekti apo ideje.

Kontrasti thekson dallimet midis dy ose më shumë elementeve përmes vënies së tyre në kundërshtim me njëri-tjetrin, për të nxjerrë në pah karakteristikat e veçanta të personazheve, vendeve, ideve etj.

Hiperbola ekzagjeron një ide, qenie, send a tipar, me qëllim që ta theksojë dhe ta nxjerrë në pah. Ajo zakonisht i referohet diçkaje të pamundur, me qëllim ironik ose dramatizues.

Antiteza është figurë stilistike që afron dy të kundërta (dy fjalë apo grupe fjalësh që kundërshtojnë njëri-tjetrin në kuptim).

Simboli është një figurë stilistike që konsiston në paraqitjen e një ideje ose objekti përmes një imazhi konkret.

Paralelizmi vë krah për krah grupe fjalish a vargjesh duke paralelizuar natyrën me gjendje shpirtërore apo veprime të personazheve.

Metafora shpreh marrëdhënie ngjashmërie midis frymorëve, objekteve a dukurive, dhe shpesh konsiderohet si një krahasim i nënkuptuar, pa fjalë krahasuese.

Metonimia konsiston në zëvendësimin e një emri me një emër tjetër me të cilin ka një marrëdhënie afërsie ose përkatësie, por edhe lidhje logjike: e tëra me pjesën, pasoja me shkakun, përmbajtja me enën, etj.

Sinekdoka konsiston në zëvendësimin e emrit të një objekti, ideje, etj., me emrin e një objekti, ideje... me të cilën ka një marrëdhënie përfshirjeje ose varësie.

Litota mohon ose zvogëlon një ide, dukuri, veçori, etj., për të përforcuar ose theksuar më shumë të kundërtën.

Aliteracioni është përsëritja e bashkëtingëlloreve të njëjta ose të ngjashme brenda një vargu a fjalie për të krijuar një efekt tingullor të caktuar.

Eufemizmi është shprehja e zbutur e një ideje të pakëndshme, të trishtuar, të ashpër me një shprehje më të zbutur, e cila duket më e lehtë për t’u pranuar.

Epiteti është një mbiemër që shpreh cilësi, veçori ose karakteristika të veçanta të një objekti, personi, kafshe a ideje. Epiteti zakonisht pasuron dhe specifikon më shumë emrin që shoqëron.

Allergoria shpreh një ide abstrakte, situatë komplekse apo gjendje emocionale në mënyrë konkrete dhe shpesh të animuar, përmes një rrëfimi ose imazhi konkret.

Përsëritja është rimarrja e një fjale ose grupi fjalësh brenda një fjalie a disa vargjeve, për të theksuar një ide, një situatë ose një element kryesor.

Ironia shpreh të kundërtën e asaj që mendohet, shpesh me qëllim përqeshës ose kritikues. Ajo bazohet në mospërputhjen midis kuptimit të drejtpërdrejtë të fjalëve dhe domethënies së tyre të vërtetë.

Sarkazma është një mënyrë për të përqeshur diçka ose dikë duke thënë ose sugjeruar pikërisht të kundërtën e asaj që dëshirojmë të bëjmë të ditur. Sarkazma është ironi fyese, tallje.