Vendbanimet e Kosovës
Dafina Aliu
Created on November 20, 2021
Over 30 million people build interactive content in Genially.
Check out what others have designed:
FACTS IN THE TIME OF COVID-19
Presentation
AUSSTELLUNG STORYTELLING
Presentation
WOLF ACADEMY
Presentation
STAGE2- LEVEL1-MISSION 2: ANIMATION
Presentation
TANGRAM PRESENTATION
Presentation
VALENTINE'S DAY PRESENTATION
Presentation
HUMAN RIGHTS
Presentation
Transcript
Start
Fjalë kyçe: vendbanim rural, urban.
vendbanimet e kosovës
qytetet dhe niveli i urbanizmit
zhvillimi i vendbanimeve në kosovë
tipat e vendbanimeve
përmbajtja
zhvillimi i vendbanimeve të kosovës
Municipium
Ulpiana
Vendbanimet paraqiten si njësi e veçantë territoriale e organizuar me numër të ndryshëm të objekteve të banimit e objekteve të tjera me emër të veçantë.Sipas morfologjisë apo tipologjisë së ndërtimit, vendbanimet ndahen në: vendbanime ilire, ndërsa ajo e sajuar nga depërtimi romak, bizantin, sllav, sundimit turko-osman dhe bashkëkohor.Vendbanimet ilire ishin të vendosura në bregore, ku ishin më të sigurt dhe kishin kushte për zhvillim ekonomik. Nga koha ilire në Kosovë kanë mbetur vendbanime kala, qytete te cilat janë shfrytëzuar edhe në mesjetë. Nën ndikimin e bizantit sllav u ndërtuan kisha dhe objekte të tjera.
Me sundimin turko-osman pesëshekullor la shenja të tjera në vendbanimet e Kosovës sikur: sjellja e fesë islame dhe ndërtimi i objekteve fetare, xhamive, shtëpive të rrethuara me mure dhe rrugë të ngushta dhe pa planimetri. Pas Luftës së Dytë Botërore, me organizimin e shtetit socialist, fillon ndërtimi i vendbanimeve me plan, por me përmasa të vogla, për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike të popullsisë.Në territorin e Kosovës prej 10,905 km2 gjenden gjithësej 1,469 vendbanime dhe 38 komuna masatarisht në çdo 7.5 km2 një vendbanim. Pjesa më e madhe e vendbanimeve të Kosovës i takojnë atyre fushore, dukshëm më pak ka vendbanime kodrinore-malore dhe tipike malore.Vendbanimet e Kosovës ndahen në vendbanime rurale, mikse dhe urbane.
tipat e vendbanimeve
Vendbanimet rurale (fshatrat) kanë lidhje me tipin e ekonomisë dhe kushteve natyrore dhe ndahen sipas formës, tipit, madhësisë, funksionit. Vendbanimet me lagjet e ndara i përgjigjen ekonomisë së përzier lavërtar-blegtorale në viset bregore-kodrinore. Vendbanimet e dendura i përgjigjen ekonomisë së përzier dhe kanë formë formë grumbullore në viset fushore dhe pranëurbane.Vendbanimet pranërrugore të zgjatura janë me ekonomi të përzier në viset fushore ose lugina dhe vendbanimet në formë skare në viset fushore me ekonomi të përzier.Vendbanimet sipas madhësisë së banorëve ndahen në: - vendbanime të vogla (më pak se 500 banorë) - vendbanime të mesme (500 e 2 000 banorë) - vendbanime të mëdha (mbi 2 000 banorë) - qytezat (2 000 e 5 000 banorë) - qytezat e vogla (5 000 dhe 20 000 banorë) - qytetet e mesme (20 000 e 100 000 banorë) - qytetet e mëdha ( mbi 100 000 banorë) . Sipas funksionit, vendbanimeve ndahen në: agrare, xehetare, agraro-industriale, industriale, zejtare, administrativo-politike, kulturore, turistike apo edhe të kombinuaraetj.
Harta administrative e Kosovës
qytetet dhe niveli i urbanizimit
Më 1987 Kosova kishte 8 qytete dhe Prizreni kishte kaluar 20 000 banorë. Numri i qyteteve mbeti i njëjti deri në regjistrimin e vitit 1961, ndërsa në vitin 1971 shtihen 12 qytete; në vitin 1981 numri i qyteteve arrin ne 17. Sipas vlerësimit të vitit 1991, numri i qyteteve në Kosovë u rrit në 19 qytete (10 të vegjël, 8 të mesëm dhe 1 i madh).Sipas regjistrimit 2011, niveli i urbanizimit në Kosovë ishte rreth 40%. Prej vitit 1948 e deri në vitin 2011 popullsia urbane u shtua për 8 herë. Prishtina si kryeqendër e Kosovës pati rritje dinamike, ndërtim bashkëkohor urban, ndërsa sot paraqet një metropol bashkëkohor me elemente ballkanike. Deri në vitet e '60-ta qytetet e Kosovës ishin tipike zejtaro-argare, ndërsa në vitet '80 morën edhe tipare industriale-zejtare, tregtare dhe politike. Në shpërndarjen e popullsisë së Kosovës rol të rëndësishëm luan: pozita gjeografike e përshtatshme, gjerësia dhe gjatësia gjeografike, relievi, klima, hidrografia, bota bimore, shtazore, resurset mbi dhe nëntokësore etj.Në qytete jetojnë rreth 38% popullsisë. Pjesa më e madhe e popullsisë është e koncentruar në viset e mëdha urbane (Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Pejë etj.)
popullsia rurale dhe urbane e kosovës
Punoi: Dafina Aliu dhe Arbnora Rafuna XII/5.
falemidnerit per vemendjen!