Want to create interactive content? It’s easy in Genially!
INSTALIMI I SISTEMEVE OPERATIVE
Dafina Aliu
Created on November 4, 2021
Start designing with a free template
Discover more than 1500 professional designs like these:
View
Psychedelic Presentation
View
Chalkboard Presentation
View
Witchcraft Presentation
View
Sketchbook Presentation
View
Genial Storytale Presentation
View
Vaporwave presentation
View
Animated Sketch Presentation
Transcript
INSTALIMI I SISTEMEVE OPERATIVE
START
Përmbajtja
Të mësojmë më shumë
Instalimi i sistemit operativ
Disa sisteme operative komerciale
Disa sisteme operative komerciale
Sistemet operative komerciale
Sistemet operative mund t'i ndajmë në ato sisteme të sistemeve kompjuterike dhe pajisjeve mobile. Si sisteme operative më të përhapura për sisteme kompjuterike janë: Windos 10 ( jo i hapur ) Mac OS/X ( pjesërisht i hapur ) Linux ( i hapur ) Solaris Disa nga këto janë Open Source, që do të thotë kodi i tyre burimor mund të inspektohet, të modifikohet dhe të përmirësohet. Disa janë të mbyllur që do të thotë se kodi burimor nuk mund të inspektohet, modifikohet apo përmirësohet dhe disa mund të jenë pjesërisht të hapur, pra kodi i tyre burimor mund të inspektohet, modifikohet ose përmirësohet pjesërisht.
Instalimi i sistemit operativ
Hapat fillestarë që duhet ndjekur pa marrë parasysh cilin sistem operativ dëshirojmë të instalojmë janë:
Duhet të kemi sistemin operativ në një DVD, USB flash disk apo mediume të tjera të jashtme.
Ristartojmë kompjuterin për të hyrë në BIOS.
Në BIOS në Boot caktojmë renditjen prej cilit medium duhet të ngrihet sistemi operativ, zgjedhim opsionin e dëshiruar, i ruajmë ndryshimet dhe dalim nga BIOS me Save dhe Exit.
Fusim USB flash diskun instalues apo DVD-në në DVD drive dhe fillon instalimi i sistemit operativ.
Instalimi i sistemit operativ WINDOWS
Pasi sistemi operativ Windows është më i përahpuri, do të sqarojmë instalimin e tij. Para fillimit të instalimit të sistemit operativ Windows 10 duhet të shikojmë sa bitesh është sistemi ku dëshirojmë të bëjmë instalimin 32 bit apo 64 bit. Sistemi duhet të ketë procesor me shpejtësi me së paku 1GHz, RAM 1 GB për 32 bit dhe 2 GB për 64 bit, monitor me revolucion me më së paku 800x600, si dhe qasje në internet. Për të marrë një version të Microsoft Windows 10 vizitojmë webfaqen zyrtare të Microsoftit dhe shkarkojmë file-in ekzekutues përkatës 32 bit apo 64 bit varësisht nga sistemi, me anë të cilit do të krijojmë mediumin për instalimin e Windows 10. Këtë medium mund ta krijojmë në një USB flash disk apo DVD. Startojmë file-in ekzekutues dhe shfaqet dritarja ku duhet të zgjedhim Create installation media for another PC dhe shtypim Next. Pastaj nga lista rënëse zgjedhim gjuhen, edicionin e Windowsit dhe arkitekturën në varësi tënsistemit ( 32 apo 64 bit ) dhe shtypim Next. Në dritaren e radhës zgjdhim ku dëshirojmë të krijojmë mediumin instalues në USB flash drive apo DVD, zgjedhim USB flash drive dhe shtypim Next. USB disku do të detektohet në mënyrë automatike dhe do të shfaqet në dritare, shtypim Next dhe fillon krijimi i mediumit instalues në USB flash disk. Pas përfundimit klikojmë Finish. Ristartojmë kompjuterin dhe shtypim pullën DEL ose f2 në tastierë dhe hyjmë në BIOS ku e rregullojmë në Boot që ngritja së pari të bëhet nga USB flash disku dhe dalim me Save and Exit. Kompjuteri di të ristartohet dhe pastaj vetëm duhet të ndiqen udhëzimet në monitor dhe zgjidhen opsionet që dëshirojmë. Klikojmë Install Now, përcjellim hapat deri në fund. Nga tipi i instalimit e zgjidhni Custom: Install Windows and keep files, settings and applications i cili mundëson ngritjen nga një version i sistemit operativ Windows në sistemin operativ Windows 10 duke ruajtur dokumentet, të dhënat dhe aplikacionet.
+ info
Video për instalimin e Windows 10
Instalimi i Windows 10
Mësojmë më shumë
Sistemet operative mobile janë sisteme operative për pajisje mobile si telefonat e mençur dhe tabletët.Ai zgjeron veçoritë e një sistemi operativ normal te kompjuterat personal, si ekranin me prekje, Bluetooth, Wi-Fi, navigacion mobil GPS, kamera, muzikë etj. Sistemi operativ më i njohur është Androidi. Androidi është i bazuar në sistemin operativ Linux dhe është më i perhapuri. Të gjitha versionet e lëshuara të Androidit kodifikohen me emra të ëmbëlsirave si Cupcake, Honeycomb, Ice Cream Sandwich dhe Jelly Bean.
+ info
Faleminderit për vëmendjen tuaj!
Punoi: Dafina Aliu. Klasa: XII/5. Lënda: Teknologji. Profesori/esha: Hafize Miftari.